Telegrafi

Një lajm i keq nga Apple për iPhone 6?

Sipas një burimi “të afërt me çështjen”, i cili ka folur për BrightWire thuhet se Apple tashmë ka arritur një marrëveshje me kompaninë kineze China UnionPay, për integrimin e shërbimeve bankare në Passbook.

Me gjasë, funksioni i ri do të përqëndrohet në aplikacion, dhe do t’ua mundësojë përdoruesve skenimin e iPhone ose iPad për gjëra sikurse verifikimi i biletave të aeroplanit.

Burimi i lajmit thotë se partneriteti mes Apple dhe Unionpay do të mundësojë realizimin e pagesave në maqinat e “QuickPass” përmes përdorimit të NFC (Near Field Communication), e cila do të jetë në iPhone 6.

Të dy kompanitë thuhet se do të krijojnë një zgjidhje të pagesave që mund të përdoret për blerje në dyqanet e Apple.

Përkundër gëzimit që mund të krijojë ky lajm për përdoruesit e Apple, të njëjtit duhet ta dinë se kjo specifikë e rë në iPhone, duhet ta bëjë telefonin edhe më të shtrenjtë. /Telegrafi/