Telegrafi

Një kryqëzim midis një bulldogu dhe një chihuahua, mund të habiteni se si duket

(Foto: Screenshot/TikTok)

Qeni Kobe i ka magjepsur përdoruesit e TikTokut me pamjen e tij të pazakontë.

Gjegjësisht, ai është rezultat i një bulldogu amerikan femër dhe një mashkull chihuahua.

Lexo po ashtu Qeni më i vogël në Britani, për shkak të përmasave nganjëherë përzihet me kavje

“Nuk ishte planifikuar, por ne e duam Kobin tonë të vogël”, kanë shkruar pronarët e këtij qeni të adhurueshëm, ndërsa videoja që ata publikuan është shikuar milionë herë brenda pak ditësh.

@xo.tatzzz

This was not planned but we love our little Kobe !!!! 🤍🤍 #bullychihuahua #chipit #miami #dogs #fyp #viral

♬ original sound – 𝑀𝒶𝓁𝒾𝓃𝑒

I ashtuquajturi ‘bualli amerikan’, i cili jeton në Miami, ka karakteristikat e të dy prindërve. Ka një trup të vogël dhe veshë të lartë të mprehtë, prandaj i ngjan një chihuahua. Në të kundërt, surrati dhe sytë e tij pasqyrojnë qartë një bulldog.

Lexo po ashtu Mund të befasoheni si duket një kryqëzim midis pastorit gjerman dhe një bulldogu

Shumëkush ka shkruar në komente se qeni u kujton personazhin e njohur të filmave vizatimorë, Scooby-Doo.

Megjithatë, ju kujtojmë se ekspertët rekomandojnë që është më mirë të mos imitohen eksperimente të tilla të çuditshme çiftëzimi. /Telegrafi/

@xo.tatzzz

SCRAPPY DOO 💙 #fyp #chihuahuabully #miami #dogsoftiktok #funnydog #viral #greenscreen #greenscreenvideo

♬ original sound – tvdoaudios