Site icon Telegrafi

Një kryetar komune në Maqedoni paditet penalisht

Sektori i punëve të brendshme (SPB) në Manastir ka ngritur kallëzim penal ndaj kryetarit të komunës Novaci, Llazar Kotevski, për keqpërdorim të pozitës dhe përgjegjësive zyrtare, transmeton Telegrafi.

Kotevski dyshohet se në kundërshtim me Ligjin për prokurim, ka blerë karburant për veturat zyrtare të komunës gjatë periudhës 2011 – 2014, që u ka mundësuar dy pesonave juridik që të përfitojnë gjithsej 4605712 denarë (afër 75000 euro).

Duke mos dashur që të komentoj kallëzimin penal, prefekti Llazar Kotevski, për agjencinë ”Meta”, ka deklaruar se ky hap i policisë është një hakmarrje klasike politike. Bashkë me Kotevskin të dyshuar janë edhe disa persona tjerë të komunës Novaci, anëtarë të komisionit për prokurim.

Në lidhje me këtë rast, kallëzime penale kanë marrë edhe pesë persona tjerë, gjithashtu për keqpërdorim të detyrës dhe përgjegjësive zyrtare, si edhe për tregti të palejuar./Telegrafi/

Exit mobile version