Site icon Telegrafi

Një kronikë shpirtërore e Kosovës

1. Thuhet: për të pasur sukses, një si parakusht i secilës politikë është dhe transformimi shpirtëror, një si katarzë e vërtetë. Ajo e ka kryer këtë transfomim politik, duke ia dhuruar Kosovës zërin e saj nëpër botë.

A ka ndodhur pas luftës kjo?

Jo, sepse tashmë relievin politik të Kosovës e mbulon fryma utilitare politike. Prandaj, ka kaq shumë ethe e ankth të formohen sa më shumë demokristiane, jo për ta bërë këtë transformim të brendshëm, për ta përjetuar katarsisin, por për ta vrarë pikërisht këtë shpirt transformimi, për ta penguar sa më shumë këtë frymë. Prandaj, ka kaq shumë pseudo-mbështetje tek "fryma rugoviane", nga shumë subjekte në pushtet e jashtë pushtetit, pikërisht për ta vrarë këtë frymë me aktet e rënda utilitare.

2. Demokristianët e Evropës që e kanë themeluar BE-në, janë mbështetur pikërisht te kjo vlerë transformimi, prandaj, sot Evropa është shembulli botëror i modelit demokratik… Ka dhe vende të tjera që kanë zhvillim ekonomik, ndoshta më të lartë se BE-ja, por mungon kjo frymë (strehimi, përkujdesjeje, punësimi, trajtimi…), prandaj azili nuk kërkohet gjithandej, por në BE…

3. Nuk është e habitshme, prandaj, përse demokristianët e Kosovës e kanë të vështirë të deklarohen se janë demokristianë, po qe se nuk futen nën sqetullat e një partie në pushtet! Dhe, ata që vrapojnë të futen pa asnjë princip nën këto sqetulla, me emra të rinj koalicionesh pushtetore, kanë emrin e mbiemrin e vet.

4. Shembulli më i mirë dhe i lartë etik, se si duhet të mbrohet kjo frymë tejet konstruktive largpamëse transformuese, janë refuzimet e dy të rinjve demokristianë të kreut të saj që të mos pranojnë poste të larta (të paprincipta) ministrore…
 

Exit mobile version