Site icon Telegrafi

Një kroat i dehur vendosi të voziste veturën nga “dritarja e çatisë”, gjithçka përfundoi ashtu siç edhe pritej

Një video që dyshohet se është marrë të dielën e kaluar në një nga rrugët e Kroacisë, po qarkullon në internet këto ditë.

Sipas videos dhe të dhënave të publikuara në portalin Danica.hr, shihet qartë se bëhet fjalë për një kroat të dehur rëndë dhe të papërgjegjshëm, i cili “ishte ulur” në makinë në një gjendje të tillë, përcjell Telegrafi.

Fjala “u ul” në këtë kontekst do të kuptohet vetëm figurativisht, pasi ai shihet që ka dalë nga dritarja e çatisë, duke tundur krahët, ndoshta duke vozitur me këmbë dhe – krejt papritur.

Dhe pas disa kthesave, të cilat sigurisht as nuk e di sesi i kapërcen, del nga rruga dhe përfundon në një kanal.

E gjithë kjo është regjistruar nga një celular nga makina që po lëvizte pas tij. /Telegrafi/

Exit mobile version