Site icon Telegrafi

Një krijesë misterioze u filmua duke notuar në një liqen të vogël në Kinë

Një grua në Kinë ka thënë se ka filmuar një krijesë 15 metra të gjatë që vërehet në sipërfaqen e një liqeni të vogël, ku përmes pamjeve misterioze krahason atë me një krijesë të rrallë.

Gruaja me emrin Li pretendon se e ka parë krijesën e çuditshme ditën kur vizitoi liqenin Tianchi në Kinën perëndimore më 31 gusht, transmeton Telegrafi.

Ajo tha se kishte dëgjuar atë që dukej si spërkatje e ujit që bën ndonjë peshk.

“Në fillim mendova se mund të ishin disa peshq, por pas një inspektimi më të afërt, ishte vetëm një krijesë e gjatë, me ngjyrë argjendi”, tha ajo për mediet lokale.

“Dukej sikur të ishte rreth 15 metra e gjatë”.

Pamjet e xhiruara ma telefon nga Li tregojnë sipërfaqen e qetë të liqenit që pengohet nga diçka që duket që noton poshtë, duke shkaktuar dallgë dhe valëzime.

Ajo pohoi se krijesa po lëvizte në një vijë të rregullt dhe po notonte mjaft shpejt.

Stafi i asaj zone tha se për shkak të cilësisë së paqartë të videos nuk mund të përcaktonin se çfarë ishte saktësisht.

Megjithatë, stafi shtoi se situata të ngjashme janë raportuar nga turistë të tjerë në të kaluarën, por gjithashtu nuk ishin në gjendje të identifikonin speciet për shkak të distancës. /Telegrafi/

Exit mobile version