Telegrafi

Një krijesë e çuditshme u gjet në një plazh të Australisë

Mbetjet e një krijese të panjohur u vërshuan në një plazh në Queensland të Australisë këtë javë, duke bërë që interneti të diskutojë me atë se çfarë mund të jetë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, i quajtur si një “jashtëtokësor” nga personi që e gjeti, trupi ka një kafkë të ngjashme me zvarranikët, kthetra dhe gjymtyrë që duken sikur i përkasin një gjitari.

Trupi u zbulua në bregun e plazhit Maroochydore në Queensland nga vendasi Alex Tan gjatë shëtitjes së tij në mëngjes.

Ai regjistroi një video të bishës dhe e ngarkoi atë në mediet sociale, derisa filluan komentet mbi atë se çfarë mund të ishte.

“Kam hasur në diçka të çuditshme”, tha Alex, në kamerë në postimin e tij në Instagram. /Telegrafi/