Site icon Telegrafi

Një kosovar paditet penalisht në Shkup për tregti me armë

Sektori i punëve të brendshme në Shkup ka ngritur padi penale ndaj 48 vjeçarit M. R nga Kosova, i cili akuzohet për përpunim të palejueshëm, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregti me armë dhe mjete shpërthyese, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas policisë, më 3 gusht është kryer kontrollë në shtëpinë ku shtetasi i Kosovës ka qëndruar. Me këtë rast, janë gjetur armë gjuetie, 120 fishekë ndriçues, një karrikator për pushkë automatike.

Gjykatësi ka caktuar paraburgim tridhjetëditorë për M. R. I njëjti person kërkohet edhe nga Interpoli, pasi që autoritetet kosovare kanë shpallur një fletëarest për akuza të njejta.

Në vitin 1999, M. R ka qenë i akuzuar për terrorizëm, ndërkaq me Ligjin për amnesti të vitit 2002, është amnistuar./Telegrafi/

Exit mobile version