Telegrafi

Një kosovar humb jetën tragjikisht në Itali, bie nga kati i tretë

Foto: Ilustrim

Bashkim Bytyqi nga Arllati i Drenasit ka humbur jetën tragjikisht, të shtunën, në Itali.

Familjarët e të ndjerit kanë konfirmuar se Bashkim Bytyqi ka rënë nga kati i tretë në vend pune.

43-vjeçari pak muaj më parë kishte  shkuar në Itali.

“Pas dite kemi marr informatën se Bashkimi ka vdekur. Na kanë thënë se ka ra nga kati i tretë i një ndërtese, teksa ishte duke punuar”, thanë për RTKlive familjarët e të ndjerit.

Sipas mediave italiane, Bashkim Bytyqi kishte qenë në pushim mjekësor për dy muaj për shkak të një lëndimi të mëparshëm.

Ai kishte shkuar në kantierin e ndërtimit për t’u përshëndetur me kolegët.

Bytyqi duke u ngjitur në skele kishte humbur ekuilibrin dhe ishte rrëzuar nga një lartësi prej 10 metrash.