Bashkim Bytyqi nga Arllati i Drenasit ka humbur jetën tragjikisht, të shtunën, në Itali.
Familjarët e të ndjerit kanë konfirmuar se Bashkim Bytyqi ka rënë nga kati i tretë në vend pune.
43-vjeçari pak muaj më parë kishte shkuar në Itali.
“Pas dite kemi marr informatën se Bashkimi ka vdekur. Na kanë thënë se ka ra nga kati i tretë i një ndërtese, teksa ishte duke punuar”, thanë për RTKlive familjarët e të ndjerit.
Sipas mediave italiane, Bashkim Bytyqi kishte qenë në pushim mjekësor për dy muaj për shkak të një lëndimi të mëparshëm.
Ai kishte shkuar në kantierin e ndërtimit për t’u përshëndetur me kolegët.
Bytyqi duke u ngjitur në skele kishte humbur ekuilibrin dhe ishte rrëzuar nga një lartësi prej 10 metrash.