Telegrafi

Një kopsht zoologjik ndryshe: Njerëzit në kafaz e kafshët jashtë (Foto)

Fotot rrëqethëse tregojnë luanët, arinjtë dhe tigrat që kërcejnë mbi kafaze e zvarriten vetëm disa centimetra larg turistëve.

Duke folur për OddityCentral, zëdhënësi i kopshtit zoologjik Chan Liang tha: “Ne donim t’u ofronim vizitorëve ndjesinë dhe drithërimat që përjeton kur ndiqesh apo sulmohesh nga grabitqarët, por sigurisht pa asnjë rrezik”.

Ndërkohë që qëndrojnë të mbyllur, turistët kanë mundësinë t’u ofrojnë ushqim luanëve dhe tigrave ndërmjet një dalje të vogël që i lejon të shohin se si macet gjigante hidhen drejt tyre. /shekulli/