Telegrafi

Një kopje e “Titanikut” po ndërtohet në Kinë, do të kushtojë 140 milionë dollarë (Foto)

Ndërtimi i një kopje të plotë të anijes së famshme “Titanikut” në Kinë, e cila u mbyt në vitin 1912, tanimë është në gjysmë të punës së saj.

Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ndërtuesit thuhet se po punojnë me intensitet të shtuar në atraksionin i cili do të kushtojë hiq më pak se 140 milionë dollarë, në mënyrë që ai të përfundojë deri në fund të vitit. Gjashtë prej nëntë kuvertave të anijes tanimë thuhet se janë ndërtuar.

Kopja e anijes luksoze të pasagjerëve, e cila u mbyt në vitin 1912 dhe vrau 1.500 njerëz, do të jetë pjesë e një parku madhështor në Sichuan, në jugperëndim të Kinës dhe do të riprodhohet me kujdes.

Romandisea, kompania që po bën ndërtimin e saj, kishte planifikuar fillimisht të fuste një simulim të teknologjisë së lartë për t’i lejuar turistët të “përjetonin” momentin kur anija goditi ajsbergun.

Por investitorët duhej ta braktisnin planin pasi anëtarët e familjeve të viktimave dhe të mbijetuarve të Titanikut e quajtën idenë “tronditëse”.

Titaniku kinez do të jetë një kopje e saktë e anijes origjinale, nga madhësia, dekorimi e deri tek menyja.

Me përmasa 269,06 metra dhe 28.19 metra e gjerë, atraksioni turistik do të vendoset 10.54 metra në ujë dhe do të vendoset përgjithmonë në lumin Daying Qi në qytetin Suining. /Telegrafi/