Sonte (e premte) është shfaqur episodi i katërt i audicioneve të fshehura të spektaklit “The Voice of Albania”, edicioni i gjashtë.
Mes shumë konkurrentëve shqiptarë që u bën pjesë e kësaj gare, për herë të parë sonte u prezantua edhe një konkurrent i huaj.
Thomas Grazioso, është artisti i ri i importuar nga Roma, i cili ka vendosur të sprovojë veten në spektaklin e njohur të talenteve në Shqipëri.
“A chi mi dice” mban titullin kënga me të cilën ai u prezantua në audicionet e fshehura, çka bëri që dy prej trajnerëve të kthejnë karriget: Besa dhe Xuxi.
Ai u komplimentua shumë për këndimin e këngës, gjersa në fund vendosi që t’i bashkohet Skuadrës së Besa Kokëdhimës.
Ndërkohë për të gjithë ata që nuk e njohin Thomas është një artist italian i cili ka publikuar disa këngë në Itali, dhe një album të edituar në treg javë më parë.
Kopertina me të cilën Thomas Grazioso është prezantuar në albumin e tij, është një fotografi nudo ku artisti shfaqet me kitarë duke mbuluar vetëm pjesët intime, fotografi të cilat i kishte realizuar në Tiranë javë më parë, dhe u transmetuan edhe gjatë klipit prezantues të tij në spektakël. /Telegrafi/