Site icon Telegrafi

Një kompani në Maqedoni paditet penalisht për blerje të paligjshme të mollave

Inspektoriati shtetëror për bujqësi (ISHB) i ka shqiptuar padi penale një kompanie, me arsyetimin se ka bërë blerjen e mollave në mënyrë joligjore, kurse në dy kompani tjera janë hasur borxhe ndaj bujqëvë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Drejtori i ISHB-së, Cvetan Tripinovski, e bëri të ditur këtë lajm, gjatë kontrollit të blerjes së mollave në Resnjë. Ai bëri të ditur se është zgjatur koha e punës e inspektorëve fitosanitar në pjesën e eksportit të mollave, për të mos patur vonesa ne dhënien e certifikatave./Telegrafi/

Exit mobile version