Site icon Telegrafi

Një kompani kineze e interesuar për projekte kapitale në Maqedoni

Përfaqësues të kompanisë kineze, China Railway Group Limited kanë realizuar takim me ministrin për Transport dhe Lidhje, Goran Sugareski, si edhe drejtorin e Hekurudhat e Maqedonisë, Irfan Asani, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Ministra në fjalë bëjnë të ditur se në takim është diskutuar për projektet infrastrukturore në pjesën e ndërtimit dhe përmirësimit të Hekurudës së Maqedonisë.

Kompania kineze prezantoi aktivitetet dhe projektet që i ka në realizim e sipër, duke shprehur kështu interesim që të merr pjesë në projekte kapitale në Maqedoni./Telegrafi/

Exit mobile version