Site icon Telegrafi

Një kompani italiane shpreh interesimin të investojë në komunën e Vrapçishtit për riciklim hedhurinash

Komuna e Vrapçishtit bën të ditur se ka mbaruar me sukses takimi ndërmjet kompanisë italiane Albatec që merret me riciklimin e mbeturinave dhe përfaqësuesve të komunës në fjal përfshi kryetarin Isen Shabani.

Palët kanë biseduar që kompania italiane të ushtrojë të njëjtën veprimtari edhe në komunën e Vrapçishtit. Investimi që parashihet kap vlerë prej 39 milionë euro.

Që kjo fabrikë të realizohet dhe të jetë krejtësisht në funksion kërkohet që komunat përreth të sigurojnë 200 ton hedhurina në ditë. Deponimi i mbeturinave nuk do të paguhet.

Nga kjo komunë njoftojnë se do të ketë edhe një takim tjetër në ditët në vijim ku do të marrin pjesë edhe kryetarë të komunave tjera përreth./Telegrafi/

Exit mobile version