Telegrafi

Një kompani e pornografisë thuhet se i ka ofruar Interit marrëveshje sponsorizimi

Interi thuhet se ka marrë një marrëveshje sponsorizimi prej 23 milionë eurosh në sezon nga kompania pornografike Stripchat.

Nerazzurrët do të ndryshojnë sponsorin e tyre historik të fanellave Pirellin nga sezoni i ardhshëm.

Sipas mediumit britanik The Sun, klubi italian ka marrë tashmë një ofertë nga kompania pornografike Stripchat për t’u bërë sponsor i tyre.

Lexo po ashtu Interi konsideron ofertën e Fortress për blerjen e aksioneve në klub

Raporti pretendon se propozimi është në rajonin e 23 milionë eurove në vit, por në Itali thuhet se Nerazzurrët po kërkojnë një marrëveshje të re prej 30 milionë eurosh në vit për të zëvendësuar Pirellin nga sezoni 2021-22.

“Ne jemi në bisedime me Antonellon, Marottan dhe drejtorë të tjerë të Interit. Ne nuk do të jemi sponsori i fanellave të Interit, por marrëdhënia jonë me klubin do të vazhdojë”, zbuloi në shkurt drejtori i Pirellit, Marco Tronchetti Provera.

Pronarët e Interit, Suning, po kërkojnë gjithashtu partnerë të përshtatshëm për të mbështetur financiarisht klubin dhe thuhet se kanë nevojë për një injeksion prej 200 milionë eurosh.

Kompania kineze thuhet se po konsideron një ofertë prej 250 milionë eurosh nga Fortress që do të lejojë kompaninë të mbajë shumicën e aksioneve në klub. /Telegrafi/