Telegrafi

Një komandant izraelit vrau një palestinez të pafajshëm dhe u dënua me dhjetë ditë burg

Izraeli dënoi të martën një komandant ushtrie në Bregun Perëndimor me dhjetë ditë burg ushtarak pas një hetimi për vrasjen e një shoferi palestinez javën e kaluar, i cili u gjet i pafajshëm.

Ushtria izraelite tha se forcat e sigurisë të vendosura në vendbanimin izraelit të Rimonim, në lindje të Jerusalemit, morën njoftime për të shtëna me armë zjarri në zonë dhe më vonë vunë re një automjet palestinez që po largohej nga vendi i ngjarjes që ata besojnë se ishte pas të shtënave.

Forcat hapën zjarr ndaj veturës së palestinezit, duke plagosur shoferin. Ushtria e arrestoi dhe e dërgoi në spital për trajtim para se të lirohej të nesërmen.

Një hetim ushtarak izraelit përcaktoi se të shtënat e ushtrisë ishin rezultat i shkëmbimit të identitetit, raporton abcnews.

“Ky është një incident i rëndë në të cilin forcat kanë vepruar në kundërshtim me procedurat”, tha ushtria, duke bërë të ditur se komandanti i forcave është dënuar me dhjetë ditë burg ushtarak.

Mediat palestineze e identifikuan shoferin si 22-vjeçarin, Mazen Samrat nga një fshat afër qytetit palestinez të Jerichos.

Hetimet ushtarake izraelite mbi akuzat për krime kundër palestinezëve rrallë dërgojnë në ndjekje penale në Bregun Perëndimor, të cilin Izraeli e pushtoi së bashku me Jerusalemin Lindor dhe Rripin e Gazës nga Jordania në luftën e Lindjes së Mesme të vitit 1967. /Telegrafi/