Vëllaznimi i Gjakovës është njëri nga klubet më të mëdha dhe më me traditë në futbollin e Kosovës.
Por fatkeqësisht klubi kuqezi është në gjendje të mjerueshme financiare pasi së fundmi i është larguar edhe financuesi Shkëlzen Gashi.
Gjakovarët tanimë janë në një gjendje të tmerrshme, pasi është vënë në rrezik edhe vazhdimi i kampionatit në Ligën e Parë.
Kuqezinjtë që dikur kanë thënë fjalën kryesore në futbollin kosovar, kanë bërë kërkesë për ndihmë financiare.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Vëllaznimi i ka bërë apel për ndihmë të gjithë dashamirësve të klubit.
Postimi i plotë i klubit gjakovar:
?Ë????Ë ?Ë? ?????Ë
Klubi Futbollistik VËLLAZNIMI
Të dashur bashkatdhetar, kudo që jeni:
Si çdo pore ekzistenciale e jetës e prekur nga kjo pandemi, edhe klubi ynë i dashur, emri i madh i të gjitha zemrave që rrahin fort për të, “Vëllaznimi” është prekur rëndë në të gjitha aspektet e mundëshme e sidomos në aspektin financiarë, pas heqjes dorë nga çdo financim e sponsorizim i deritanishëm.
Me keqardhje të madhe duam ta ndajmë me ju, ashtu si gjithmonë, shqetësimin tonë të madh për gjendjen alarmante e të pashpresë dhe ditët më të vështira që po kalon KF Vëllaznimi !!!!
Janë ditët në pyetje që e përcaktojnë fatin e klubit në kuptimin ekzistencial, për ç’arsye ju lutemi e përgjërohemi, bashkatdhetarë të dashur,që të gjithë ata që e duan me zemër e me shpirtë,e që e dinë rëndësinë që ka ky klub emblematik për qytetin e Gjakovës e më gjërë, të bëjnë të pamundurën për ta ndihmu financiarisht (në bazë të mundesive dhe vullnetit individual të gjithsecilit) në ditet më të vështira që ka kaluar ndonjëherë: KF “Vëllaznimi”
Situata është emergjente dhe vetëm ndihma e shpejtë e juaj mund ta shpëtojë Vëllaznimin e ta mbajë ende në rrugën e kërkimit të daljes sa më të shpejtë nga kjo situatë e jashtëzakonshme!
Emri i llogarisë: KFC Vëllaznimi
Adresa: Marin Barleti, Gjakovë
Emri i bankës: BPB- Bank
IBAN: XK051306001002305153
Bic Swift Code: BPBXXKPR
Me sinqeritet:
KF Vëllaznimi /Telegrafi/