Telegrafi

Një “Këshill i Ministrave” miratoi Rezolutë për heqjen e vizave për Kosovën

Në sallën e mbledhjeve plenare të Kuvendit të Kosovës, rreth 120 të rinj nga vende të ndryshme të Evropës, sot kanë mbajtur një mbledhje simuluese të Parlamentit Evropian.

Në këtë seancë, me mbi 2/3 e votave, është miratuar “Rezoluta e Këshillit të Ministrave për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës”.

Para të rinjve nga Franca, Danimarka, Bullgaria, Maqedonia, Kroacia, Shqipëria dhe Kosova, një fjalë rasti mbajti zv/ministri i Integrimeve Evropiane, Ramadan Ilazi, si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve të vendit.

Konferenca “Modeli i Bashkimit Evropian në Kosovë”, është organizuar nga Instituti Cilësor për Hulumtime Analiza dhe Trajnime “iCHAT”, nga Prishtina, në bashkëpunim me organizatën “I choose to change dhe world”, nga Tirana.