Telegrafi

Një këngëtare amerikane mori vëmendje me performancën në një ngjarje sportive: Kam qenë e dehur, kërkoj falje

Ingrid Andress

Një këngëtare amerikane ka kërkuar falje dhe ka pranuar se ishte e dehur kur performoi një version të jashtëzakonshëm të himnit kombëtar.

Interpretimi i Ingrid Andress në një lojë bejsbolli u pasqyrua gjerësisht dhe tërhoqi vëmendje nga turma pas një note të lartë veçanërisht të lëkundur.

Ajo po hapte shfaqjen në ‘Home Run Derby’ të së hënës në Arlington, Teksas dhe nuk u desh shumë kohë që njerëzit të shprehnin reagimet e tyre në rrjete sociale.

32-vjeçarja kërkoi falje menjëherë, teksa tha: “Nuk do të bëj budallallëqe më, isha e dehur mbrëmë. Sot po kontrolloj veten në një institucion për të marrë ndihmën që më duhet”.

Artistja tutje tha: “Do t’ju bëj të ditur se si është rehabilitimi, dëgjoj se është shumë argëtuese”.

Andress është një fituese katër herë e ‘Grammy’ dhe ka bërë emër duke shkruar këngë për artistë të tjerë, si “Girl In The Mirror” nga Bebe Rexha dhe “Boys” nga Charli XCX.

Kjo nuk është e vetmja këngëtare që tallet për performanca të tilla, edhe pse në live ndodhin. /Telegrafi/