Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Fatlume Popovci ka lansuar projektin e saj më të ri muzikor në bashkëpunim me këngëtarin Bujar Mustafa.
Kënga e tyre plot ritëm titullohet “Katil vs Katile” dhe pritet të përcjell të gjithë në këtë sezon vere.
Sharmante dhe elegante, këngëtarja Fatlume Popovci, shkëlqente në paraqitjen e saj në video-klip.
Në vetëm pak orë, kënga ka arritur që të grumbullojë shumë klikime dhe pëlqime nga adhuruesit në platformën e YouTube.
Kjo verë, ka nisur me plot bashkëpunime nga artistët e estradës tonë. /Telegrafi/