Nga SPB Tetovë informojnë se dje është paraqitur se një person është goditur nga një veturë, ku pastaj shoferi ka ikur nga vendi i ngjarjes.
“Më 16.08.2019 në orën 08:00, është paraqitur se në Tetovë, në kryqëzimin nga sheshi “Video Smilevski Bato” dhe rrugës “Braça Miladinovci” një veturë e panjohur ka goditur këmbësorin V.I. (24) nga Tetova, me çka pastaj ka ikur nga vendi i ngjarjes. Në aksident lëndime të rënda ka marrë këmbësori i cili është dërguar në Qendrën Klinike në Tetovë ku iu është dhënë ndihma e parë.
Në vendin e ngjarjes është bërë ekspertizë nga ekipet e SPB Tetovë”, njoftojnë nga MPB./Telegrafi/