T.S.(18) nga Kumanova është lënduar rëndë pasi që dje pasdite është goditur nga një veturë “BMW’.
Siç informon policia, aksidenti ka ndodhur në ora 15:30 në rrugën “Pero Çiço”, para hyrjes kryesore të shkollës së mesme “Goce Dellçev”. Vetura ka qenë e drejtuar nga T.T.(1977).
T.S. është dërguar në Qendrën mjekësore-Kumanovë ku është bërë intervenimi mjekësor, por për shkak të seriozitetit të lëndimeve është dërguar në Qendrën urgjente në Shkup.
Ekip i SPB Kumanovë ka kryer ekspertizë në vendin e aksidentit./Telegrafi/