Një aksident trafiku ka ndodhur dje rreth orës 14:45 në Fushë Kosovë, ku të përfshirë kanë qenë një automjet me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar dhe një këmbësor mashkull kosovar.
Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda dhe është duke marrë tretman mjekësor në QKUK-së.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Telegrafi/