Telegrafi

Një kauzë e përmbushur me sukses, “Ti je një luledielli” gëzon qindra fëmijë në Qendrën Spitalore të Tiranës (Video)

Prezantuesja e njohur Albana Osmani, është kthyer në zërin e lumturisë së shumë fëmijëve në nevojë.

Këtë vit ajo ka ndërmarrë një iniciativë shumë të veçantë, një kauz sensibilizuese të emëruar “Ti je një lule dielli”, iniciativë kjo e cila nxirrte në shitje bluza nën logon e lulediellit, me qëllim mbledhjen e fondeve për fëmijët e prekur nga sëmundjet e gjakut.

Pas një angazhimi disa mujor, të cilit iu bashkuan shumë personazhe të njohur ndërsa edhe vet Albana u shpall ambasadore, më në fund ka arritur të sigurojë shumë prej 60 mijë eurove, për të blerë pajisjet e reja për fëmijët e prekur nga sëmundjet e gjakut në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës.

Dhe kjo kauzë u përmbush me sukses, pasi mbërritje e pajisjeve u bënë më datë 31 maj, ndërsa më 1 qershor (dita e fëmijëve), Albana festoi bashkë me fëmijët në nevojë ambientin e tyre të ri.

Përmes rrjetit social Instagram, Albana ka ndarë me fansat disa imazhe përmes së cilave ka prezantuar takimet me fëmijët, pajisjet e reja të mbërritura në QSUT, si dhe logon e lulediellit, e cila është pikturuar tashmë në këndet ku qëndrojnë fëmijët e prekur nga sëmundjet e gjakut.

Në një intervistë të dhënë javë më parë për Telegrafin, Albana ka treguar edhe për mënyrën se si nisi kjo iniciativë dhe personat që iu bashkuan.

Lexo po ashtu “Ti je një luledielli”, fushata që u jep dritë fëmijëve në nevojë! Albana Osmani, bukuroshja e ekranit - ambasadore e kauzave sensibilizuese

“Ti je një luledielli” nisi thjeshtësisht me dëshirën për të ndihmuar fëmijët e prekur nga sëmundjet e gjakut. E prekur nga shumë histori nga njerëzit që më rrethonin, që kishin humbur të shtrenjtët e tyre nga sëmundja e Shekullit, kanceri, unë vendosa të bëj diçka për ata që jetën e kanë përpara. Që ne mos t’ua përmirësonim sado pak ! Rrugës time në realizimin e kësaj ideje gjeta shumë njerëz që kishin të njëjtën zemër ! Gjithçka ndodhi mrekullisht! Hap pas hapi deri në finalizimin e dy fazave të para . Tani ka mbetur faza finale, mbërritja e pajisjeve, dhe vendosja në Spital. Më lejoni të ndaj me ju fjalët e njërës prej doktoreshave që takova këto ditë “Albana kjo që keni bërë me këtë fushatë, ju dhe të gjithë ata që blenë bluzat duke dhënë kontributin e tyre është aq e rëndësishme, pasi ju nuk e dini sa jetë fëmijësh do shpëtohen … ” – sinqerisht ishte e pamundur të mbajë lotët pas këtyre fjalëve! Ndaj në fund të kësaj përgjigje do them: Ia ka vlejtur çdo gjë”, ishte shprehur moderatorja e njohur. /Telegrafi/