Site icon Telegrafi

Një karton i kuq ndryshoi ndeshjen, Barcelona i hakmerret Real Sociedadit dhe del e vetme në vendin e parë 

Barcelona ka shënuar fitore ndaj Real Sociedadit me rezultat 4-0 në kuadër të javës së 26-të të La Ligas. 

Baskët e nisën shumë mirë takimin duke shënuar me Jon Ander Olasagastin në minutën e katërt, por që u anulua për pozitë jashtë loje gjatë aksionit.  

Në minutën e 17-të, Aritz Elustondo, si lojtar i fundit ndali Dani Olmon, duke u ndëshkuar me karton të kuq. 

Nuk vonoi shumë dhe ndeshja u zhbllokua, me Gerard Martin që shënoi për 1-0 në minutën e 25-të. 

Pas vetëm katër minutash, Barcelona shënoi golin e dytë, me Dani Olmon që gjuajti drejt portës, ndërsa Marc Casado preku pak topin për ta dërguar në rrjetë për 2-0. 

Edhe pjesa e dytë ishte e njëjtë, me Barcelonën që vazhdonte të ishte superiore përshkakë edhe të numrave në fushë. 

Ronald Araujo shënoi me kokë në minutën e 56-të për 3-0, duke mbyllur dilemën e fituesit.   

Nuk do të përfundonte takimi pa një gol të Robert Lewandowskit i cili  përfitoi nga asistimi i Ronald Araujos për të shënuar për 4-0. 

 

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave i kishte takuar Real Sociedadit me rezultat 1-0, gjë që Barcelona u hakmor për atë humbje në “San Sebastian”.  

Me këtë fitore Barcelona kthehet lidere si e vetme me 57 pikë, një më shumë se sa Atletico Madridi dhe tri më shumë se sa Real Madridi. /Telegrafi/  

Standings provided by Sofascore
Exit mobile version