Telegrafi

Një karrierë e jashtëzakonshme, Buffon pensionohet nga futbolli në moshën 45 vjeçare

Pritet vetëm zyrtarizimi, por tashmë dihet që Gianluigi Buffonka vendosur që ta mbyllë me futbollin e luajtur.

Mediat italiane kanë konfirmuar se portieri italian ka marrë vendimin dhe tashmë do ta komunikojë nëpërmjet rrjeteve sociale dhe një konference për shtyp.

Në moshën 45-vjeçare, portieri i njohur italian, i cili ka bërë emër me skuadrat e Parmës, Juventusit dhe PSG-së, ka vendosur t’i jap fund një karriere të mrekullueshme.

Buffon në fakt kishte edhe një vit të mbetur në kontratën e tij me Parmën, por mes palëve është gjetur lehtësisht akordi që portieri ta mbyllte këtu.

Një karrierë që nisi te Parma në vitin e largët 1995 dhe mbyllet po në të njëjtin klub pas 28 vitesh.

Lexo po ashtu Buffon refuzon ofertën nga Arabia Saudite, ndërsa pritet të shpallë pensionimin

Pjesën më të madhe të karrierës ai e kaloi te Juventusit, nga viti 2001, deri në vitin 2021, duke fituar trofe të shumtë në Itali, por ku kulmi për të do të mbetet gjithmonë suksesi me fanellën e kombëtares italiane në Botërorin 2006.

Tanimë mbetet të shihet se ky do të vazhdojë ai karrierën e tij, pasi ka marrë propozime të ndryshme, ku më interesanti është padyshim roli i kreut të delegacionit të përfaqësues së Italisë, vend që ka mbetur vakant pas ndarjes nga jeta të Gianluca Vialit./Telegrafi/