Site icon Telegrafi

Një kapiten shembull si Amir Abrashi, i shkon në shtëpi tifozit të vogël për ta befasuar për ditlindje

Amir Abrashi është një futbollist i jashtëzakonshëm që ka dhënë kontribut të madh për Kombëtaren e Shqipërisë në 10 vitet e fundit.

Përveç kontributit të madh që ka dhënë për Shqipërinë, Abrashi është një nga futbollistët më të mirë që ka luajtur në Superligën e Zvicrës ku vazhdon ende të lë gjurmë me fanellën e Grasshopperit.

33-vjeçari është kapiten i skuadrës më të madhe zvicerane dhe padyshim idhulli më i madh që kanë pasur tifozët bardhekaltër.

Se sa e duan Abrashin tregon edhe video e fundit që ka publikuar Grasshopper në rrjetet sociale.

Një tifoz i vogël kishte shprehur dëshirë që ta ketë kapitenin Abrashi në festën e ditëlindjes dhe kjo dëshirë e tij u bë realitet disa ditë më vonë.

Abrashi kishte vendosur të shkonte në shtëpinë e djaloshit të vogël duke e befasuar atë dhe duke i dhuruar një fanellë të tij të Grasshopperit.

Kjo video është pëlqyer jashtëzakonisht shumë, derisa Abrashi tregoi edhe njëherë se përveç që është një kapiten dhe futbollist i madh në fushë, ai është një njeri i jashtëzakonshëm edhe jashtë fushës duke bërë gjëra të bukura për tifozët e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version