Site icon Telegrafi

Një kapiten dhe lider si Simon Kjaer: Siguroi që rrugët e frymëmarrjes së Eriksen ishin në rregull, krijoi kordonin dhe pastaj ngushëlloi edhe gruan e lojtarit

Kapiteni i Danimarkës, Simon Kjaer, mund të ketë qenë vendimtar në shpëtimin e jetës së bashkëlojtarit të tij, Christian Eriksen.

Eriksen u rrëzua në fushë në fundin e pesës së parë në ndeshjen që Danimarka po e zhvillonte ndaj Finlandës në Euro 2020.

Në ato skena thellësisht shqetësuese, kapiteni i Danimarkës, Kjaer siguroi që qafa e Eriksen të jetë në drejtimin e duhur, duke ia mundësuar që lojtari i Interit t’i kishte të hapura rrugët e frymëmarrjes, derisa mjekët erdhën në ndihmë.

Për dhjetë minuta mjekët qëndruan mbi kokën e tij, pasi besohet që lojtari ka pësuar atak kardiak.

Mbrojtësi i AC Milan, Kjaer dhe portieri i Leicester, Kasper Schmeichel, pastaj shkuan për ta ngushëlluar gruan e Eriksen, Sabrinan, ndërsa iu tha lojtarëve të Danimarkës të krijojnë një barrierë rreth lojtarit.

https://twitter.com/ESPNFC/status/1403788460310290434

Një lider i vërtet që në ato momente paniku diti më së miri se si të veprohet, duke iu qëndruar afër të gjithë që kishin nevojë.

Lexo po ashtu Momente prekëse – Schmeichel dhe Kjaer mundohen ta ngushëllojnë gruan e Eriksenit, e cila nuk mund t’i ndalte lotët në fushë

UEFA, Shoqata daneze e Futbollit, por edhe familjarë të lojtarit kanë konfirmuar se gjendja e Cristian Eriksen është stabile. /Telegrafi/

Luani dhe fitoni shpërblime këtu >

Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >

Exit mobile version