Site icon Telegrafi

Një kanal në YouTube mashtron mbi 21 milionë përdorues, duke aluduar në debutimin e Messit te PSG

Largimi i Lionel Messi nga Barcelona bëri bujë të madhe, mund të thuhet më shumë se kalimi i tij te Paris Saint-Germain.

Ylli argjentinas i dha fund epokës së tij te klubi katalunas pas 21 vitesh, duke kaluar te parisienët si lojtar i lirë.

Lojtari 34-vjeçar u prezantua me shumë spektakël te PSG, por që ende nuk e ka bërë debutimin dhe një gjë e tillë pritet të ndodhë në fund të këtij muaji.

Lexo po ashtu Del në ankand faculeta, me të cilën Messi fshiu lotët - një milion euro është çmimi fillestar

Mirëpo, një kanal në YouTube ka shfaqur ndeshje e skuadrës franceze, aty ku morën fitoren 4-1 ndaj Strasbourgut në Ligue 1.

Përdoruesi i këtij kanali arriti që përmes një foto të bërë photoshop, ta plasojë atë në fillim të videos, duke i hamendësuar përdoruesit e rrjetit social.

Lexo po ashtu Barcelona tashmë ka vendosur se kujt do t'i takojë numri 10-të në fanellë

Ai ka mashtruar se Messi ka debutuar në fitoren 4-1, e bëri që videoja të klikohej mbi 21 milionë herë (në kohën kur është publikuar artikulli).

Natyrisht se video mori më pas komente negative, se është një mashtrim nga përdoruesi i kanalit, mirëpo videoja është shikuar miliona herë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version