Telegrafi

‘Një kampion i vërtetë nuk përcaktohet vetëm nga fitoret’ – Rama i dhuron Hyjneshën në Fron kampionit Robin Krasniqi

(Foto: Facebook/Përparim Rama)

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka pritur në takim kampionin e botës në boks, Robin Krasniqi, të cilit ia ka dhuruar ‘Hyjneshën në Fron’.

Në një postim në rrjetet sociale, i pari i kryeqytetit e ka lëvduar dhe falënderuar 35-vjeçarin që e ka vënë vendin tonë në hartat botërore dhe që na bën gjithmonë krenar.

“Një kampion i vërtetë nuk përcaktohet vetëm nga fitoret, por nga përkushtimi, këmbëngulja, karakteri dhe shpirti i tij. Robin Krasniqi, ju mishëroni të gjitha këto cilësi dhe jo vetëm”.

Lexo po ashtu Krasniqi porosit të rinjtë: Mos e braktisni Kosovën, merrni shembull Majlindën e Donjetën

“Faleminderit që e keni vënë vendin tonë në hartat botërore dhe që na bëni gjithmonë krenarë me arritjet tuaja”.

“Në shenjë mirënjohjeje e admirimi, të dhurojmë Hyjneshën në Fron – simbol i vërtetë i qëndrueshmërisë dhe forcës, ashtu sikur jeni edhe ju! Mirë se erdhe në shtëpi, Robin!”, shkruan në postimin e Ramës. /Telegrafi/