Të paktën 48 persona kanë gjetur vdekjen kur një kamion me sa duket humbi kontrollin dhe u përplas me automjete të tjera dhe këmbësorë në një kryqëzim të frekuentuar në Kenian perëndimore.
“Deri më tani ne mund të konfirmojmë 48 të vdekur dhe ne dyshojmë se një ose dy janë ende të bllokuar nën kamion”, ka thënë komandanti i policisë lokale Geoffrey Mayek për agjencinë e lajmeve AFP pas aksidentit të së premtes mbrëma në autostradën midis qyteteve Kericho dhe Nakuru.
Ai tha se 30 persona të tjerë ishin lënduar rëndë dhe u dërguan me urgjencë në spitale të ndryshme, duke paralajmëruar se numri mund të rritet.
Scores killed in horrific crash at Londiani on Kericho-Nakuru highway pic.twitter.com/ppb2YKIk2W
— Nation Africa (@NationAfrica) June 30, 2023
Collins Kipkoech, një mjek në Spitalin e Qarkut Kericho, tha se objekti i tij kishte marrë deri më tani 45 trupa ndërsa më shumë viktima u dërguan në spitale të tjera “dhe operacioni i shpëtimit është ende në vazhdim”.
The scene of a grisly accident at Londiani Junction on the Nakuru-Kericho highway where a truck veered off the road and rammed into several matatus, personal cars, motorcycles & hawkers. pic.twitter.com/hpjnIvDiRj
— Nation Africa (@NationAfrica) June 30, 2023
Imazhet e postuara nga stacionet televizive lokale treguan rrënojat e dëmtuara të disa automjeteve në një zonë të njohur si kryqëzimi Londiani.
Shirat e dendur po pengojnë operacionet e shpëtimit, thanë mediat lokale.
“Kamioni ishte me shpejtësi të madhe dhe po lëvizte. Ai u përpoq të shmangte disa automjete përpara se të përplasej me të tjerët”, tha një dëshmitare, Maureen Jepkoech. /Telegrafi/