Dy njerëz kanë shmangur mrekullisht vdekjen në një përplasje të çuditshme pasi makina e tyre ishte “futur në sanduiç” mes dy kamionëve me ngarkesë të rëndë në Kinën jug-lindore.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje që tregojnë kamionin e madh që po kalonte rrugës para se të përfundojë tek makina e bardhë me shpejtësi të lartë – dhe ta “fusë atë në sanduiç” me kamionin tjetër në pjesën e përparme.
Për fat të mirë të tyre, bëhet e ditur se shoferi dhe pasagjeri i automjetit të bardhë pësuan lëndime, por janë në gjendje të qëndrueshme, sipas policisë lokale në provincën Fujian.
Incidenti ndodhi të hënën në qarkun Xianyou, provincën Fujian të Kinës jug-lindore, thuhet në deklaratën e policisë.
Siç bëhet e ditur, makina e bardhë po priste pas një kamioni mikser çimentoje në një rrugë kur iu afrua një kamion me ngarkesë të rëndë.
Dhe pamjet e tmerrshme tregojnë kamionin jeshil që duket se ka humbur kontrollin dhe shpejton përpara, duke u përplasur me automjetin e vogël. /Telegrafi/