Telegrafi

Një kamikaz hodhi veten në erë në një xhami, të paktën 9 të vrarë!

Së paku nëntë persona kanë humbur jetën kur një sulmues vetëvrasës shpërtheu eksplozivët në një xhami shiite në Bagdadin jugperëndimor.

Siç raportojnë mediat e huaja, transmeton Telegrafi, përveç të vdekurve, u plagosën edhe 25 të tjerë.

Po sipas medieve të huaja, sulmi ndodhi sot pas namazit të së premtes, kur sulmuesi shpërtheu një jelek të eksplozivëve në kryeqytetin e Irakut.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, edhe pse dyshohet se ai është kryer nga pjesëtarë të Shtetit Islamik. /Telegrafi/