Telegrafi

Një kalë i racës së pastër shitet 1,4 milion euro

Një mëz femër race, sjellë në jetë nga Galileo, një nga kuajt e garave më të famshëm, u shit për 1,4 milion euro të hënën në një ankand prestigjioz në qytetin Deauville në veriperëndim të Francës.

E rritur nga rritësit e kuajve normandë të Monceaux, ajo u shit gjatë katër minutash ankand tek disa investitorë irlandezë (P&R Doyle dhe MV Magnier) dhe afrikanojugorë (Mayfair speculators), theksoi “Arqana”, agjencia e dytë më prestigjioze për shitjen e mëzave të pastër të racës në Evropë.

“Ky mëz përfaqëson një prejardhje të shkëlqyer”, theksoi Philippe Augier, kryebashkiaku i Deauwille që drejtonte këtë ankand.