Shpëtuesit e kafshëve në Singapor iu përgjigjën një thirrjeje kur një kafshë u ngjit në katin e 14-të dhe mbeti e bllokuar në një ballkon.
Shoqëria e Kërkimit dhe Edukimit të Shqetësimeve të Kafshëve, ose ACRES, tha se një ekip iu përgjigj thirrjes së ndërtesës së banimit pas një raportimi të një kafshe të egër që u gjend në ballkonin e një apartamenti 14-katësh, përcjell Telegrafi.
Ata arritën dhe zbuluan se kafsha ishte një “civet”.
Sipas Wikipedia, një “civet” është një gjitar i vogël, i dobët, kryesisht nate, vendas në Azinë tropikale dhe Afrikë, veçanërisht në pyjet tropikale.
“Ekipi ishte i shqetësuar për rrezikun e mundshëm të rënies dhe duhej të përdorte çdo pajisje që mund të gjenin për të bllokuar një incident të tillë”, ka thënë ACRES në mediat sociale.
Kafsha thuhet se “rrëshqiti” pranë shpëtuesve dhe u fut në banesë, por përfundimisht u kap dhe u kthye në natyrë, tha ekipi i shpëtimit. /Telegrafi/