Telegrafi

Një kacabu në televizion largon 30 punëtorë nga puna

Stacioni televiziv kombëtar i Turkmenistanit është bombarduar me thirrje telefonike nga shikuesit e neveritur duke thënë se, është dashur të largojnë darkat nga tavolinat e tyre pasi që kanë parë insektin gjatë programit kryesor të lajmeve të darkës.

Ministri i Kulturës, Gulmurat Muradov, ka urdhëruar një hetim të brendshëm në kanalin televiziv.

Tani, 30 njerëz përfshirë kryeredaktorët, drejtorët dhe operatorët teknik janë nxjerrë nga puna për shkak të incidentit.