Site icon Telegrafi

Një kabllo lap-topi, xhinse moderne e shpata gome, shikuesit symbrehtë vazhdojn të vërejnë gabime amatoreske në “Game of Thrones”

Fansat symbrehtë të serialit më të ndjekur në botë, “Game of Thrones” po bëjnë thirrje për krijuesit e serialit për një listë në rritje të gafave, pasi seriali aksidentalisht la një filxhan kafeje “Starbucks”, në një tryezë në një nga xhirimet e serisë së parë të sezonit të fundit.

Ndërkohë që kritikët përveç gotës së kafesë, kanë vërejtur edhe disa objekte tjera bashkëkohore që nuk përkojnë me historinë e serialit, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Gabimet fillojnë në episodin e parë të sezonit “Winter”, ku një person shfaqet duke ecur me xhinse moderne dhe një xhaketë “Patagonia”.

Ndërkohë në sezonin e dytë, gjatë 30 sekondave të para të një bisede intensive midis Tyrionit dhe motrës së tij, Cersei peceta e tij në tavolinë lëviz pa paralajmërim.

Megjithëse audio në klip është pa ndërprerje, xhirimet tregojnë se peceta e Tyrionit ka qenë një tjetër gabim amatoresk i serialit.

Në një nga episodet e sezonit të pestë të “Game of Thrones”, ku peronazhi Stannis Baratheon shfaqet i rënë në tokë, një kabllo kompjuteri vërehet poshtë këmbëve të tij, sips Gizmodos.

Në sezonin e 6-të, shikuesit me sy të mbrehtë kanë vërejtur një shpatë gome, e cila lufton kundrejt një kundërshtari me shpatë të çeliktë.

Ndërsa ai e ngre kalin e tij në betejë kundër Ramsay Bolton, shpata e tij shihet duke u lëkundur rreth tij egërsisht.

Një tjetër ndryshim i habitshëm ishte shenja e Jon Snow pasi ai u ngjall nga të vdekurit në episodin e Sezonit 7.

Pas luftës së tij brutale kundër Ushtrisë së të Vdekurve, ai pësoi plagë dalluese në fytyrën e tij dhe një formë gjysmëhëne në gjoks.

Ndërsa redaktorët dhe dizajnerët po bëjnë gabime të tilla – disa aktorë duhet të fajësoheshin gjithashtu.

Në Episodin e Sezonit 2, “Ghost of Harrenhal”, Renly Bartheon i rrëshqet gjuha dhe thotë ‘Moat Katelyn’ në vend të Moat Cailin ndërsa fliste me Catelyn Stark. /Telegrafi/

 

Exit mobile version