Jurgen Klopp shfaqi një figurë jashtëzakonisht emocionale teksa reagoi ndaj lëndimit të rëndë të Harvey Elliott dhe dha një përditësim për gjendjen e talentit të Liverpoolit.
Elliott pësoi një lëndim të rëndë pas një ndërhyrje nga Pascal Struijk, i cili mori një karton të kuq më pas.
Trajneri i tij tani ka marrë parasysh incidentin dhe thotë se mesfushori yll pësoi një dëmtim të kyçit të këmbës.
Klopp me zemër të thyer i tha Sky Sports: “Harvey është një lojtar i shkëlqyer – ai tani është jashtë dhe ne do ta presim”.
“Unë mund ta shihja këmbën e tij – të gjithë ishim të tronditur. Kjo është ajo”.
🗣 "He's an incredible player. We have to be there and we will be there, we will play football without him but we will wait for him as well, because he is a top top player."
An emotional Jurgen Klopp speaks about the injury that Harvey Elliott suffered pic.twitter.com/2OjqIWBTfC
— Football Daily (@footballdaily) September 12, 2021
“Është një lëndim i keq. Kavilja e këmbës – ajo u lakua e gjitha. Ai tani është në spital”, ka shtuar ai më tej.
Mbetet të shihet se sa do të mungojë Elliott, por që duket se sezoni për të ka përfunduar para kohe. /Telegrafi/