Ledina Çelo është një ndër këngëtaret e cila është veçuar gjithmonë për zërin dhe këngët e saj të veçanta.
Ndonëse është rrallë aktive në muzikë, prapëseprapë këngët e saj pëlqehen dhe mbi të gjithë fansat e duan për hijeshinë dhe elegancën e saj në skenë.
Tash e disa vite ajo jeton në Gjermani bashkë me bashkëshortin dhe fëmijët e saj, ndërsa ka treguar përmes rrjeteve sociale se ka një jetë shumë të lumtur familjare.
Këngëtarja shfaqet thuajse çdo herë në fotografi me djalin dhe vajzën e saj, me të cilët kalon momentet më të bukura gjatë ditës.
Së fundmi, ajo dhe familja e sa gjënden me pushime në ishujt Maldives, ndërsa kanë treguar përmes rrjeteve sociale për ‘parajsën’ që janë duke e shijuar atje.
Ledina është ajo e cila ndan vazhdimisht me ndjekësit imazhe nga pushimet, ku duke filluar që nga kushtet e deri tek familja, gjithçka për këngëtaren duket të jetë e përsosur. /Telegrafi/