Alicia Bettsworth nga Sussex i Anglisë, ka vendosur tri shtresa të nxirjes artificiale dhe ka fjetur, duke mos u kujdesur që ta pastrohet në kohën e duhur.
Për pasojë, trupi 18-vjeçares është nxirë në masë të madhe, ndërsa ka edhe shenja dhe njolla të shumta, transmeton Telegrafi.
Adoleshentja ka menduar se ka marrë ngjyrën e duhur, por është tmerruar kur ka parë se sa e errët duket lëkura saj.
“Më dukej sikur të kisha rënë në çokolatë të djegur, pamje neveritëse dhe e frikshme”, ka thënë Bettsworth lidhur me rastin.
Për shkak të kësaj ndodhie, ajo mbeti një javë në shtëpi dhe nuk shkoi as në punë. /Telegrafi/