Erling Haaland është një nga emrat më të nxehtë në futbollin evropian për momentin, dhe Real Madrid e Barcelona janë vetëm dy nga shumë klubet e interesuara për 21-vjeçarin norvegjez.
Afati i transferimeve të verës së ardhshme ka të ngjarë të shohë Haalandin të jetë një figurë e spikatur dhe norvegjezit mund t’i duhet të marrë një vendim për të ardhmen e tij që do të bëjë që klubi aktual Borussia Dortmund të djersitet.
Në vetëm një javë, Haaland, i cili ka qenë jashtë për një muaj shkaku i një dëmtimi në ijë dhe me gjasë nuk do të kthehet deri në vitin 2022, pa Norvegjinë të dështonte të kualifikohej për Kupën e Botës “Katar 2022” dhe më pas pa skuadrën e tij Dortmundin të dështonte për të kaluar grupin e Ligës së Kampionëvem pas humbjes 3-1 nga Sporting Lisbona, teksa ranë në Ligën e Evropës.
Pa qenë nga një komb tradicionalisht i madh futbolli, Haaland e ka humbur tashmë Kampionatin Evropian. Kjo javë e fundit e zhgënjimeve mund ta bëjë lojtarin të shqyrtojë opsionet e tij për verën e ardhshme, pasi ai mund të kërkojë një klub që mund të garantojë përfshirjen e tij në fazat e avancuara të Ligës së Kampionëve.
Gjigantët evropianë e monitorojnë
Një numër gjigantësh evropianë do të duan Haalandin, veçanërisht me klauzolën e lirimit të tij të vendosur në 75 milionë euro nga vera e ardhshme. Por, çdo marrëveshje nuk do të jetë e lehtë, pasi Mino Raiola është agjenti i tij.
“Paketa e plotë me pagën për pesë vjet dhe tarifën e agjentit të tij, ndoshta do të vendoste koston totale midis 250 dhe 300 milionë eurosh”, tha agjenti i Toni Kroos, Volker Struth, për Sport Bild.
Real Madridi, Barcelona, Manchester Unitedi dhe Manchester City janë disa nga klubet e interesuar për Haalandin.
Dëshirat e Dortmundit
Skuadra e Bundesligës nuk dëshiron të humbasë Haalandin, edhe pse ka të ngjarë të duhet të pranojë fatin e tyre.
Ata aktualisht po mendojnë t’i ofrojnë atij një kontratë të re, duke shkuar nga nëntë milionë euro në vit në 16-18 milionë euro, por duke dyfishuar klauzolën e lirimit prej 75 milionë eurosh në 150 milionë. /Telegrafi/