Ishte aksidentuar një javë më parë në fshatin Llukë e Epërme të Deçanit, policia njofton që ka ndërruar jetë vajza e cila ishte e përfshirë në këtë aksident.
E njëjta kishte qenë duke marrë trajtim në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës ku edhe vdiq.
“Fsh. Llukë e Epërme, Deçan 08.01.2022 – 14:40. Me datë 15.01.2022 rreth orës 03:50 viktima femër kosovare e cila ka qenë në trajtim mjekësor ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i lirohet familjarëve për ceremoni mortore” bënë të ditur policia./Telegrafi/