Mijëra njerëz janë mbledhur në Hagley Park, pranë xhamisë Al-Noor, për të nderuar viktimat e sulmit terrorist që ndodhi një javë më parë.
Thirrja e namazit u transmetua në radio dhe televizione kombëtare në orën lokale të Zelandës së Re 13:30, dhe u pasua nga një heshtje dy minutëshe.
Prezent ishte edhe kryeministrja Jacinda Ardern, e cila të enjte njoftoi për ndalimin e të gjitha llojeve të armëve gjysmë automatike, shkruan BBC, transmeton Telegrafi.
Kurse, Imami Gamal Fouda i cili drejtoi lutjet, tha: “Ne jemi zemër thyer, por nuk jemi të mposhtur”.
Gamal Fouda ishte prezent kur ndodhi sulmi në xhaminë Al-Noor dhe tha se i armatosuri “theu zemrat e miliona njerëzve në mbarë botën”.
“Sot, nga i njëjti vend, unë shoh dashurinë dhe dhembshurinë. Jemi gjallë, jemi së bashku, të vendosur të mos lejojmë që dikush të na ndajë”, tha Fouda.
Javën e kaluar, australiani Brenton Tarrant gjatë kryerjes së sulmit terrorist la të vdekur pesëdhjetë persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën.
Tarrant është akuzuar për vrasje dhe pritet të përballet edhe me akuza të tjera. /Telegrafi/