Telegrafi

Një javë larg ‘Zurich Shqip Up Comedy Festival’, pjesëmarrësit përmes një video shprehen entuziastë për eventin

Tashmë ka mbetur më pak se një javë nga festivali shqiptar, “Zurich Shqip Up Comedy”, i cili do të mbahet në Cyrih të Zvicrës.

Më datë 21 tetor, plot shqiptarë dhe të famshëm nga kinematografia zvicerane, do të mblidhen në Cyrih për këtë ngjarje, e cila ka muaj përgatitje.

Organizatori dhe aktori Ridvan Murati, ndau me ndjekësit e tij në rrjetin social Facebook një video, në të cilën aktorët pjesëmarrës në festival.

Ky është statusi i tij i plotë (pa ndërhyrje):

“Pritjes po i vjen fundi. ZÜRICH SHQIP UP FESTIVAL po vjen me edicionin e 2-te më 21 TETOR . Në një atmosferë të veçantë, ne ju ftojmë të kaloni një mbrëmje magjepsëse me artistët tanë të talentuar, të cilët kanë punuar me pasion dhe përkushtim për të sjellë para jush një paraqitje të jashtëzakonshme.
Kësaj mbrëmje i jep shkëlqim edhe pjesmarrja në moderim të Shqipe Sylejmanit dhe kengëtarit të njohur Florent Abrashi.
Mos e humbisni një natë të pa harruar DIASPORË.
21 TETOR
ORA: 19:00
Spirgarten Theater, Lindenplatz 5, 8048 , Zürich, Switzerland
REZERVO BILETEN ONLINE:
https://eventfrog.ch/shqipup_comedy
*Biletat mund ti bleni vetëm në formën online”, ka shkruar Ridvan Murati. /Telegrafi/