Telegrafi

Një javë e çmendur në Serie A, sa shumë rikthime të rezultatin në minutat shtesë

Foto: Getty Images/Guliver

Serie A ka filluar të rikthej shkëlqimin e vjetër, ku epilogu i ndeshjeve nuk dihej deri në fishkëllimin e gjyqtarit.

Xhiro e 15-të në kampionatin elitar italian ishte përplot rikthime te rezultatit në minutat shtesë.

Së pari ishte Cagliari që me golin e Marco Sau në minutën e 95-të arriti të barazojë rezultatin në 2-2 ndaj Romës.

Pastaj Sampdroia e Riccardo Saponaras barazoi rezultatin 2-2 ndaj Lazion me golin në minutën 99-të.

Një barazim në minutat shtesë shikuam edhe në ndeshjen Sassuolo dhe Fiorentina, ishte Kevin Mirallas që me golin në minutën e 98-të barazoi rezultatin për Violan në 3-3.

Një gjë që bie në sy në këtë sezon është edhe numri i madh i golave në Serie A për dallim nga vitet e fundit.

Pas xhiros së 15-të është Juventusi që prinë me 43 pikë, i ndjekur nga Napoli me 35 dhe Interit me 29. /Telegrafi/