Site icon Telegrafi

Një italian ka gjuhën më të vlefshme në botë

Gjuha e tij është më e vlefshmja në botë, me një shifër prej 10 milionë stërlinash.
Italiani Gennaro Pelliccia, profesion ka "shijuesin e Costa Coffe", pasi gjuha e tij është në gjendje që të dallojë edhe shijet më të fshehta.

"Në 18 vjet eksperiencë kam arritur që të njoh mijëra shije", thotë Pelliccia.

Italiani nuk është profesionisti i parë i "gjuhës" që ka punuar kështu. Më parë në 1993, është njohur edhe Egon Ronay, ekspert i kuzhinës, por vlera e gjuhës së tij arriti deri në 250 mijë sterlina dhe asnjë qindarkë më shumë. /tch/

Exit mobile version