Telegrafi

Një ishull privat në brigjet e Irlandës u shit për 6 milionë dollarë – të cilin blerësi e pa vetëm përmes një videoje

Një ishull privat në brigjet e Irlandës që mburret me tre plazhe, shtatë shtëpi dhe kafshë të egra është shitur për më shumë se 6,3 milionë dollarë – me blerësin anonim që as nuk e vizitoi vendndodhjen personalisht përpara se të fillojë blerjen.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, Ishulli i Kuajve, një tokë prej 157 hektarë në jug-perëndim të territorit irlandez, u shit pas bisedimeve që u zhvilluan kryesisht përmes aplikacionit WhatsApp.

Blerësi (i paemëruar) evropian e pa atë vetëm në video para se ta blinte, duke u bërë i fundit në një numër njerëzish të pasur, të cilët kanë kërkuar ishuj privatë gjatë pandemisë së coronavirusit.

Siç bëhet e ditur, ishulli ofron peisazhe të gjelbërta, një shtëpi kryesore dhe disa vila pritjeje me pamje nga Oqeani Atlantik.

Ai thuhet se ishte vendbanim për një industri të vogël bakri gjatë shekullit të 19-të, me miniera rreth ishullit.

Popullsia e tij arriti në 137 njerëz në vitin 1841 por deri në vitet 1960 të gjithë banorët e saj ishin larguar, sipas agjencisë së patundshmërive “Montague Real Estate”.

Tani ai ofron një skelë private për tragete dhe anije, një helipad, një shtëpi lojërash dhe palestër, një fushë tenisi dhe një “shtëpi lundruese të anijeve”.

Destinacioni ka gjithashtu sistemin e vet të energjisë elektrike, sistemin ujor dhe të ujërave të zeza dhe rrugë private që përshkojnë ishullin. /Telegrafi/