Telegrafi

Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt

Manchester City pati një fytyrë surprizë në dhomën e zhveshjes pasi regjistroi një fitore të shfrenuar 5-1 ndaj Wolves të shtunën.

Erling Haaland shënoi katër dhe Julian Alvarez ishte në listë ndërsa City vazhdoi presionin ndaj rivalëve për titull, Arsenalit.

Topçinjtë kishin mposhtur Bournemouth 3-0 më herët në Emirates, por fitorja e madhe e Cityt do të thotë se ata janë vetëm një pikë prapa dhe kanë një lojë më pak.

Lexo po ashtu Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

City gjithashtu ka 43 ndeshje të pamposhtur në shtëpi, duke thyer një rekord të mëparshëm 103-vjeçar.

Ish-anësori i Bayern Munich, Real Madrid dhe Chelseat, Arjen Robben, pa një shfaqje dominuese të Cityt dhe u pa teksa mbërrinte për fillimin e ndeshjes.

Sipas Jack Gaughan i Daily Mail, Robben, një ish-lojtar i Guardiolës te Bayern, u ftua në dhomat e zhveshjes më pas dhe përgëzoi skuadrën. /Telegrafi/